Goditi me veturë një këmbësore, arrestohet e suspendohet polici në Obiliq

Inspektorati policor ka arrestuar dhe suspenduar një polic nga puna, për shkak se dyshohet se goditi me veturë një këmbësore, jashtë detyrës zyrtare me veturë private

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një këmbësore ka marrë lëndime trupore pasi është goditur me veturë në Obiliq.

Siç njofton Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), i dyshuari për shkaktimin e aksidentit është një zyrtar policor.

I njëjti është arrestuar mbrëmë nga zyrtarët e IPK-së dhe është suspenduar nga puna.

“Sipas hetimeve fillestare ,aksidenti është raportuar të ketë ndodhur dje (më 22.01.2024) rreth orës 17:00 në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq dhe dyshohet se drejtuesi i automjetit ka goditur këmbësoren e cila në ato momente kishte qenë duke e kaluar rrugën”, thuhet në njoftim.

Viktima ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Pasi që ka ndodhur aksidenti, vozitësi ka dërguar për tretman mjekësor të lënduarën në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Obiliq, e më pas nga stafi mjekësor e njëjta është dërguar për trajtim në QKUK Prishtinë”, thuhet tutje në njoftim.

Në anën tjetër, polici i cili ushtron funksionin e tij në Obiliq, ishte jashtë detyrës zyrtare gjatë kohës kur dyshohet se shkaktoi aksidentin dhe se ishte me veturë private.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, dhe me urdhër të këtij të fundit pas intervistimit, është lëshuar edhe vendimi për dërgimin e policit në mbajtje.

“Pas veprimeve hetimore, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i Trafikut Publik” nga IPK është arrestuar i dyshuari (zyrtari policor) ndaj të cilit prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë. Si pjesë e procedurës administrative hetimore zyrtari policor është suspenduar nga puna”.

Veprimet e tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika