Goditja e parë e Polonisë në portë i jep epërsinë, Arabia Saudite humb penalltinë

Fotoilustrim





Polonia po përballet me Arabinë Suadite në kuadër të rrethit të dytë të fazës së grupeve në Kampionatin Botëror.

Polonia është një gol në epërsi gjersa, kjo e fundit ka humbur një penallti.

Aziatikët duket se nuk e kanë nisur mirë këtë ndeshje sikurse atë të fundit me Argjentinën.

Goli u shënua në minutën e 39-të të ndeshjes nga Piotr Zielinski.

Ndërsa këta të fundit, Arabia Saudite, në minutën e parë shtesë të pjesës së parë kanë fituar një penallti. Salem Aldawsari ishte ai penalltia e të cilit ra në duart e portierit të Polonisë dhe nuk u arrit barazim rezultati.

Megjithatë, heroi i ndeshjes së parë të Arabisë Saudite, e humbi atë dhe rezultati mbeti 1-0 për Poloninë.

Në pjesën e parë gjithsej ishin dhjetë minuta shtesë.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Education City”, me fillim nga ora 14:00.

Të dyja kombëtaret janë pjesë e grupit C, njashtu edhe kombetaret që pritet të fillojnë ndeshjen në orën 20:00 pra Argjentina dhe Meksika i takojnë këtij grupi.

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika