Goditja tjetër e Boris Johnson për autoritetin e tij

Kryeministri britanik, Boris Johnson pësoi prapë një goditje tjetër, ku ditën e mërkurë këshilltari i tij i dytë i etikës në më pak se dy vjet punë u largua nga posti i tij

Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së madhe

Pas votimit të votëbesimit javën e kaluar, ku një numër i madh i ligjvënësve u rebeluan kundër kryeministrit britanik, duke pasur më shumë kundër sesa mbështetës, Jonson prapë e mori votëbesimin, edhe pse janë vënë shumë pikëpyetje për autoritetin e tij për qeverisje.

Dorëheqja e këshilltarit Christopher Geidt e bën atë Këshilltarin e dytë të Pavarur për Interesat e Ministrave, i cili jep dorëheqjen nga posti i tij në më pak se dy vjet.

“Me keqardhje, ndjej se është e drejtë që po jap dorëheqjen nga posti im si Këshilltar i Pavarur për Interesat e Ministrave”, njoftoi Geidt në faqen e internetit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, duke mos dhënë asnjë arsye se si erdhi deri te dorëheqja, raporton CNN, përcjell PortaliD.

Christopher Geidt

Sipas Geidt, fakti që kryeministri, Boris Johnson u gjobit nga policia për thyerjen e rregullave të qeverisë së tij ato mund të ishin në kundërshtim me Kodin Ministror, këtë e ka bërë të ditur vetë Geidt gajtë një komisioni parlamentar ditën e martë të 14 qershorit.

“Nëse do të mbaj këndvështrimin e burrit apo gruas së zakonshme është e arsyeshme të them se ndoshta një njoftim penal fiks dhe një kryeministër që paguan për të, mund të ketë qenë mospërmbushje e detyrës kryesore sipas kodit ministror për respektimin e ligjit”, u shpreh Geidt.

Zëdhënësi i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, në një deklaratë u shpreh i befasuar nga vendimi i Christopher Geidt, pasi ai ishte i përkushtuar në punën e tij.

“Këtë javë, Këshilltarit të Pavarur iu kërkua të jepte këshilla për një çështje komerciale të ndjeshme në interes kombëtar, e cila më parë ka pasur mbështetje ndërpartiake. Asnjë vendim nuk ishte marrë në pritje të asaj këshille. Ndërsa jemi të zhgënjyer, falenderojmë Zotin Geidt për shërbimin e tij publik. Ne do të emërojmë një këshilltar të ri në kohën e duhur”, është shprehur zëdhënësi.

Para Geidt, një tjetër Këshilltar i Pavarur për Interesat e Ministrave, Alex Allen kishte dhënë dorëheqjen në nëntor të vitit 2020, pasi kryeministri britanik, Boris Johnson kishte mbështetur Sekretaren e Brendshme Priti Patel, edhe pse Allen e kishte raportin se sekretarja e kishte shkelur Kodin Ministror.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika