Enes Goga, kryeimam i KBI-së në Pejë, ka thënë se agjërimi duhet të bëhet me motivin nga besimi i drejtë.
Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Goga ka theksuar se agjërimi bëhet qëllimisht me motive që e përmbushin urdhrin e zotit.
“Ne nuk agjërojmë me qëllim që të biejmë nga pesha, që të lirohemi nga toksinat dhe helmeve, ne agjërojmë qëllimisht me motive që e përmbushin urdhrin e zotit”, u shpreh ai.
“Agjërimi duhet të bëhet me motivin nga besimi i drejtë, imani, përulja dhe thirrja që krijuesi neve na ka thirr dhe na ka bërë obligim neve agjërimin dhe ky është motivi kryesor, agjërojmë që ta përmbushim urdhrin e zotit”.
Sipas tij, ka studime serioze që tregojnë për efektet pozitive që agjërimi i prodhon te shëndeti i njeriut.
“Duke pasur parasysh se ne brenda vitit nuk jemi mjaftueshëm të kujdesshëm për ushqimin që e konsumojmë, agjërimi një muaj rresht vjen si një operacion pa brisk që na liron prej shumë toksinave e shumë helmeve që ne i konsumojmë pa dëshirën tonë”.