Golden State Warriors fiton ndeshjen ndaj Boston Celtics

Basketbollistët e Golden State Warriors kanë fituar ndeshjen e pestë të finales ndaj Boston Celtics,dhe janë një fitore më afër titullit të NBA

Golden State Warriors VS Boston Celtics

Golden State Warriors u afruan një hap më afër fitimit të titullit të NBA-së, pasi kaluan në epërsi në finalen e madhe kundër Bostonit me rezultat 3-2 në seri. Luftëtarët shfrytëzuan fushën vendase në ndeshjen e pestë dhe fituan me rezultat 104:94, ku tash u mjafton vetëm një fitore për të marr titullin.

Steph Curry nuk ishte në nivelin e tij kur bëhej fjalë për gjuajtjet nga distanca, pasi humbi të nëntë tre pikëshit e gjuajtur dhe shënoi vetëm 16 pikë.

Kjo nuk i pengoi vendasit ta marrin fitore, pasi në formë ishin Andreë Wiggins (26 pikë) dhe Klay Thompson (21 pikë).

Nga ana tjetër te Boston në nivelin e tij ishte vetëm Jayson Tatum që e mbylli ndeshjen me 27 pikë dhe 10 kërcime, por kjo nuk mjaftoi.

Bostoni do të presë ndeshjen e radhës, e cila do të luhet natën e së enjtes dhe të premte. Nëse Golden State fiton do të bëhet kampion dhe nëse Bostoni triumfon do të luhet një kryevepër në natën nga e hëna në të martë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika