Goran Rakiq për bojkotimin e institucioneve: Këto vendime do të mbesin në fuqi derisa Kosova ta miratojë Asociacionin

I pari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se vetëm një mundësi ekziston, që ata t’i kthehen institucioneve të Republikës së Kosovës, e ajo është kur Kosova do ta miratojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe

Goran Rakiq

 





Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka treguar se deri kur do të zgjasë bojkotimi institucioneve të Kosovës nga komuniteti serb.

“Këto vendime do të mbesin në fuqi derisa Prishtina vazhdon të mos respektojë të drejtën ndërkombëtare, që i bie të kthejë prapa vendimin për regjistrimin, derisa të miratojë Asociacionin e Komunave”, ka thënë Goran Rakiq.

Ai ka thënë se “serbët e Kosovës nuk e kërcënojmë askënd, por po përpiqemi ta ruajmë qetësinë dhe stabilitetin si dhe të drejtën tone për qëndrimin tonë në mënyrë të dinjitetshme”.

Më tej, ai ka thënë se në katër komunat veriore, do t’i ndalojnë edhe përfaqësuesit e serbëve në Polici, organet gjyqësore si dhe administratën.

Rakiq ka përfunduar se janë duke kërkuar nga Republika e Kosovës që “menjëherë të fillojë të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe të gjitha marrëveshjet që janë arritur deri tash në dialog mes Prishtinës dhe Beogradit”.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika