Grabitet një punëtor i një poste të shpejtë në Pejë, iu vodh çanta me rreth 2 mijë euro në të

Policia e Kosovës njofton se është grabitur një punëtor i një poste të shpejtë në Pejë.

Punëtori ka raportuar se i është vjedhur çanta me rreth 1 mijë e 500 deri në 2 mijë euro në të.

Ai ka raportuar se së pari është grushtuar nga i dyshuari, e më pas i është grabitur çanta.

“Viktima mashkull  kosovar, punëtor i një poste të shpejtë, ka raportuar se një person i dyshuar deri më tani i pa njohur me maske mjekësore, fillimisht e ka grushtuar disa here dhe pastaj ja ka grabitur çantën me rreth 1500-2000 (njëmijë e pesëqind deri në dymijë) €. I dyshuar nga vendi i ngjarjes është larguar në këmbë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika