Grabitja e armatosur në Parallovë, ankohen familjarët e njërit nga të arrestuarit

Pas moskonfirmimit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit lidhur me ngritjen e aktakuzës për këtë rast që ndodhi nëntorin e vitit të kaluar, familjarët e njërit nga të arrestuarit janë ankuar

Në nëntor të vitit të kaluar kishte ndodhur një vjedhje e rëndë e një automjeti që po transportonte paratë e një prej bankave në Kosovë.

Disa persona të armatosur me kallashnikov e kishin sulmuar këtë automjet, duke ia arritur që t’i marrin 10 çanta me para.

Në këtë grabitje ishin përdorur dy vetura, përderisa nën pranga të Policisë ka përfunduar edhe pronari i njërës prej tyre, si i dyshuar për pjesëmarrje në vjedhje.

Megjithatë, babai i tij për Televizionin Dukagjini ka thënë se djali i tij veturën e markës Volvo ia ka shitur një personi dhe më pas nuk ka pasur njohuri për të.

Një veturë të cilën e shitën përmes internetit, i ka nxjerrur punë me drejtësinë familjes së Fahri Gashit.

Djali i tyre, Dardani ka rreth tetë muaj që po qëndron në paraburgim.

Ai po dyshohet se me veturën e tij, mori pjesë në grabitjen e një automjeti që po transportonte paratë e një banke, në fshatin Parallovë të Gjilanit.

Vjedhja kishte ndodhur në nëntor të vitit të kaluar, përderisa ka dyshime se bëhet fjalë për qindra mijëra euro.

Fahri Gashi thotë se djali i tij ia ka shitur veturën një automekaniku dhe nuk ka pasur më pas informacione se çfarë ka ndodhur me automjetin.

“Qysh i ka shitë krejt veturat e tjera deri atë ditë, edhe këtë e ka pasë në shitje edhe u lajmëru aj. U ardhë e ka kqyrë veturën, nuk e ka marrë herën e parë, u kthy herën e dytë e ka marrë veturën. Ka thënë që unë e kam qelë një për pjesë të veturave, jam automekanik”, Fahri Gashi, babai i të pandehurit.

Vetura e markës Volvo ishte pa regjistrim dhe Gashi thotë se u shitë 500 euro.

Për këtë shitblerje, palët nuk kishin nënshkruar kontrata.

“Djali nuk është i përfshirë hiç, janë të përfshirë tjerët. Në dy duar ka shku, pas djalit tem, në dy duar ka shku Volvo-ja dhe çka është bërë më tej mbetet çështje e organeve që me e ndriqu rastin”, ka shtuar ai.

Përveç Dardan Gashit, për këtë rast janë të arrestuar edhe dy persona të tjerë.

Avokati i Gashit, thotë se ka prova se në kohën kur ndodhi vjedhja, klienti i tij nuk ishte në Parallovë.

“Nga garazhi në të cilin e ka dërguar këtë automjet e ka bërë edhe një fotografi dhe atë foto ia ka dërguar të dashurës së tij, që mund të vërtetohet që atë kohë i njëjti nuk ka qenë jo vetëm në vendin ku është kryer kjo grabitje, por nuk ka qenë as në Prishtinë”, ka thënë Ymer Huruglica, avokat.

Në nëntor të vitit të kaluar, gjatë pasdites një automjet që po transportonte një shumë të konsiderueshme të parave, u grabit në mënyrë të armatosur.

Sipas dosjes së prokurorisë, grabitësit ia kishin dalë t’i merrnin dhjetë çanta me para.

Këtë veprim e bënë duke përdorur katër kallashnikovë.

Sipas kërkesës për caktim të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, bartja e dhjetë çantave me para ishte bërë me veturën e markës Volvo, në pronësi të Dardan Gashit.

Prokuroria Themelore e Gjilanit në një përgjigje për Televizionin Dukagjini nuk ka konfirmuar se kur do ta ngritë përfundimisht aktakuzën për këtë rast.

Nga prokuroria kanë thënë se po vazhdojnë të bëjnë hetimet.

E përgjatë tyre, janë sekuestruar edhe disa telefona mobilë, nga të cilët Prokuroria synon të nxjerrë shumë detaje të asaj që ndodhi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika