Grabitja e bankës në Prishtinë – Arrestohet një person, iu gjetën mbi 5 mijë euro

Siç njofton raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, të dyshuarit për grabitjen e bankës në Prishtinë i janë sekuestruar 5,810 euro

Është arritur të identifikohet dhe arrestohet njëri nga të dyshuarit për grabitjen e një banke në Prishtinë.

Siç njofton raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, të njëjtit i janë sekuestruar 5,810 euro.

“Është raportuar për një grabitje në një bankë, njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Pas një pune operative është arritur të identifikohet dhe arrestohet njëri nga të dyshuarit mashkull kosovar, tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar pesë mijë e tetëqind e dhjetë (5,810) € të cilat dyshohet se janë grabitur në bankë dhe të njëjtat mjete janë kthyer tek zyrtarët e bankës”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, pasditen e së premtes.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika