Grabitje e armatosur, dyshohet se u vodhën rreth 50 mijë euro në këmbimoren e kriptovalutave në Prishtinë

Policia e Kosovës

Një këmbimore e kriptovalutave në lagjen “Tophane” të Prishtinës është bërë objekt i një grabitjeje këtë të hënë rreth orës 10:00.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, persona të armatosur dyshohet se kanë kryer grabitjen duke kërcënuar me armë dhe duke marrë një shumë rreth 50,000 euro.

Pas raportimit të ngjarjes, policia ka reaguar menjëherë, duke dalë në vendngjarje dhe filluar hetimet.

“Sot rreth orës 10:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur  një shumë parash”, ka thënë ajo për Dukagjinin.

“Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr  veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka bërë të ditur tutje ajo.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika