Grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit

Në Prishtinë, dy persona të maskuar kryen një grabitje nën kërcënimin e armës në një institucion mikrofinanciar, ku njëri nga të dyshuarit u arrestua menjëherë nga policia, ndërsa tjetri është identifikuar dhe po kërkohet

Foto ilustrim

Një grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar ka ndodhur këtë të martë, në rrugën “Enver Maloku”  në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Dukagjinin, se dy persona të maskuar, nën kërcënimin e armës, dyshohet se kanë grabitur një shumë parash.

Policia e Kosovës, pas marrjes së informacionit, ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Falë reagimit të shpejtë të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme, që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, njëri nga personat e dyshuar është arrestuar vetëm pak minuta pas raportimit të rastit.

Aktualisht, i dyshuari po intervistohet nga hetuesit, ndërkohë që policia është në kërkim të personit të dytë, i cili tashmë është identifikuar.

“Reagimi i shpejtë i zyrtarëve nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, ka rezultuar me arrestimin e njërit prej personave të dyshuar vetëm pak minuta pas raportimit të rastit.  Personi i dyshuar aktualisht po intervistohet, përderisa hetuesit janë në kërkim të personit të dytë, të cilin tashmë e kanë identifikuar”, thuhet nga ana e Policisë.

Policia dyshon se të njëjtit persona janë të përfshirë edhe në një grabitje të armatosur që ndodhi më 17 janar 2025, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika