Grabitje nën kërcënimin e armës në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Policia e Kosovës

Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një grabitje me armë në në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “Gazmend Zajmi”.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas dyshimeve të para, grabitësi ka marrë nën kërcënimin e armës një shumë të parave.

“Sot rreth orës 08:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit, policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet se një person i maskuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë të parave”, ka thënë Ahmeti.

Tutje, ajo ka shtuar se policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika