Grand Slam i parë për Elena Rybakina, dhe për Kazakistanin

Elena Rybakina fitoi finalen e Wimbledon për femra të shtunën, duke fituar titullin e saj të parë Grand Slam dhe të parin për Kazakistanin

Rybakina puth trofeun që fitoi titullin e Wimbledon-it për femra.

Tenistja e cila ka përfaqësuar Kazakistanin, Elena Rybakina, fitoi në finalen e Wimbledon për femra të shtunën, duke fituar titullin e saj të parë Grand Slam dhe të parin për Kazakistanin.

23-vjeçarja në finalen e saj të parë u përball me Ons Jabeur në tre sete, 3-6, 6-2, 6-2.

Rybakina, e cila ka lindur në Rusi, por ka përfaqësuar Kazakistanin që nga viti 2018, ishte finalistja më e re në Wimbledon që nga viti 2015, kur Garbine Muguruza ishte 21-vjeçare.

Gjatë intervistës pas ndeshjes, Rybakina u shpreh se ndihet e lehtësuar që ka përfunduar ndeshja.

Rybakina feston fitoren e Jabeur dhe fitimin e titullit për femra në Wimbledon.

“Isha super nervoze para ndeshjes, gjatë ndeshjes dhe jam e lumtur që përfundoi”, tha ajo për Sue Barker në “Centre Court”, njofton CNN.

Ajo përgëzoi kundërshtaren e saj Ons Jabeur, për një lojë të mrekullueshme.

“Por gjithashtu dua të përgëzoj Ons për një ndeshje të madhe dhe gjithçka që ka arritur. Mendoj se jeni një frymëzim për të gjithë. Ju keni një lojë të mrekullueshme. Ne nuk kemi dikë të tillë në turne dhe është kënaqësi të luash kundër teje, dhe  am vrapuar aq shumë, saqë nuk mendoj se duhet të bëj më palestër.

Elena Rybakina duke festuar me trofeun Venus Rosewater Dish pasi fitoi finalen e Wimbledon-it për femra.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika