Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, lidhur me grantin e performancës për komunat.
Bajrami ka thënë se këtë grant, ministri nuk e ka gjetur të anuluar dhe, sipas saj, i njëjti as nuk e ka pasur kredibilitetin e dëmtuar.
Deputetja i ka radhitur disa fakte lidhur me këtë grant, ku, sipas saj, ministri Krasniqi mund t’i verifikojë ato me stafin dhe arkivin e ministrisë ku udhëheq.
Më poshtë mund t’i gjeni këto fakte:
-Sistemi i performancës komunale ishte iniciativë e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, MAPL-së në vitin 2008, kur MAPL udhëhiqej nga ministri i LDK-së, Sadri Ferati. Iniciativa e tillë në atë kohë u mbështet nga projekti i USAID DEMI.
-Granti i bazuar në përformancë komunale, u krijua me iniciativën e MAPL-së për të bashkuar fondet e MAPL-së dhe të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim, SDC përmes projektit DEMOS.
-Vendimi për bashkimin e fondeve të MAPL-së dhe fondeve të SDC-së për krijimin e grantit të performances është marrë në 2017 (në kohën e Qeverisë Mustafa). Ajo marrëveshje ka validitet deri vitin tjetër (ku sipas disa informatave nga SDC nuk do të këtë një fazë të re të përkrahjes me fonde për këtë grant).
-Granti i performancës i cili ishte anuluar nga Ministri Rakiq në vitin 2020, ishte vendosur në projekt-buxhet të vitit 2021 nga Qeveria Hoti, në mbledhjen e qeverisë ku MAPL përfaqësohej nga zv.ministrja Fatbardha Emini, dmth. 5 muaj para se t’i ta merrje detyrën si ministër i MAPL-së në Qeverinë Kurti II. Dmth. granti i përformancës vetëm se ishte përfshirë ne draft-ligjin për buxhetin vjetor 2021, i cili me pas ishte miratuar nga Parlamenti dhe është bërë pjesë e Ligjit të buxhetit ende pa ardhë ju në qeveri.
-Sa i përket kredibilitetit, si është e mundur të kontestohet kur në Komisionin e Granteve përveç përfaqësuesit të MAPL-së dhe Ministrisë së Financave, MF që përfaqësohej nga drejtori i buxhetit, kanë marrë pjesë përfaqësuesit e agjencive zhvillimore të Zvicrës, Suedisë dhe Norvegjisë; përfaqësues të shoqërisë civile si Kallxo dhe GAP si dhe përfaqësuesi nga ZKA (ZKA ka qënë e përfaqësuar nga auditorja që sot mban pozitën e auditores së përgjithshme).
-Po ashtu edhe programimi i IPA-s ishte realizuar pas një komunikim konsistent ndërmjet Zyrës së BE-së dhe MAPL-së të mbështetur nga SDC-DEMOS gjatë vitit 2020.
-Për më tepër iniciativa për të hartuar Ligjin për performancë komunale ka filluar në qeverinë Hoti, me mbështetje të vetë kryeministrit në atë kohë, me qëllim që granti të ketë qëndrueshmëri dhe të mos varet nga vullneti politik i askujt.
Sipas deputetes, në atë kohë kishte filluar draftimi i koncept-dokumentit (koncept- dokumenti ka dalë në konsultim publik me datën 14.04.2021).
“Në secilin hap të lartpërmendur kontribut të paçmuar ka dhënë sekretarja e përhershme e MAPL-së dhe kur folë për kredibilitet fol me donatorët edhe për punën që ka bërë sekretarja në atë kohë. Ata të tregojnë çka është kredibiliteti. Dhe në fund, ministër shumë më mirë do të ishte për ty dhe për vendin që të fokusoheni me shumë në punë e më pak në baltosjen e çdo pune të mirë që kanë bërë plot profesionistë/shërbyes civilë e qeveritarë në të kaluarën”, ka përfunduar ajo.