Gratë e vrara nga burrat që raportuan rastet paraprakisht

Hamide Magashi nuk është e vetmja grua e cila e kishte paralajmëruar rrezikun. Shumë gra në vend kanë raportuar paraprakisht në institucionet e drejtësisë e të njëjtat kishin gjetur vdekjen. E përbashkëta e tyre, është se të gjitha ishin vrarë nga partnerët e tyre

Ilustrim

E premtja e kaluar, nisi me lajmin e kobshëm për vrasjen e mësueses Sanije Godeni, e as një javë më vonë, një tjetër incident ndodhi, që për viktimë kishte po ashtu një grua.

Për dallim nga rasti i Godenit, rasti i Hamide Magashit dhe dhuna e ushtruar ndaj saj nga burri, tashmë i dyshuari për vrasjen e saj, ishte i njohur për autoritetet.

Sokol Halili kishte një urdhër mbrojtje dhe nuk do t’i ofrohej Magashit, por kjo nuk ndodhi.

Ky nuk është rasti i vetëm ku organet përgjegjëse nuk ofrojnë siguri për viktimat.

Ngjashëm kishte ndodhur edhe me Lirije Qerimajn, e cila 5 ditë pasi kishte raportuar dhunën që po ushtronte bashkëshorti i saj, ajo u vra para fëmijëve të saj.

Prokuroria kishte lëshuar urdhrin e mbrojtjes, në ditën kur e ndjera ishte vrarë dhe për këtë KPK-ja i ka shqiptuar vetëm vërejtje publike me shkrim, prokurores e cila kishte neglizhuar rastin.

E në gushtin e 2021-tës ishte vrarë edhe Marigona Osmani nga Dardan Krivaqa, një recidivist, me dhjetëra vepra penale, por që megjithatë ndodhej në liri.

Rast i kësaj natyre është edhe ai i Sebahate Morinës, e cila është vrarë nga ish-burri i saj, 2 vite më parë.

Përkundër që tani e ndjera Sebahate Morina për dhunën e ushtruar nga ish-burri i saj kishte njoftuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë, reagimi kishte munguar, duke rezultuar me vrasjen e saj.

Rasti prej më të rëndëve që kishte nxjerrë në pah dështimin e institucioneve përballë rasteve të dhunës në familje, ishte ai i Diana Kastratit.

Tri javë para se të vritej nga burri i saj, Kastrati kishte dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Komunale në Prishtine, për urdhër të mbrojtjes emergjente, por gjykata nuk kishte vepruar.

Diana Kastrati ishte vrarë në vitin 2011, e vrasësi, Adnan Jashari, është i shpallur në kërkim që nga ajo kohë, e nuk është arrestuar ndonjë herë.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika