Gratë iraniane përballen me 10 vjet burg për mosrespektim të kodit të veshjes

Ligji i ri i miratuar në Iran, i cili do të zbatohet për tre vjet, rrit dënimet për shkeljen e kodit islamik të veshjes

Gratë ecin përgjatë sheshit Enghelab në qendër të Teheranit më 10 shtator 2023.

Parlamenti i Iranit e ka miratuar një projektligj kontrovers që parasheh rritjen e dënimit me burg dhe gjobë për vajzat dhe gratë që e shkelin kodin e veshjes.

Ato që vishen “në mënyrë jo të duhur” mund të përballen me deri në 10 vjet burgim.

Dokumenti duhet të miratohet nga Këshilli i Gardës për t’u kthyer në ligj.

Ky vendim është marrë një vit pas protestave që kanë shpërthyer pak ditë pas vdekjes së Mahsa Aminit, sa ka qenë në mbajtje nga Policia e “moralit”, nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

Gratë i kanë djegur shamitë e kokës dhe kanë protestuar kundër klerikëve në pushtet.

Në këto protesta është raportuar se mijëra persona janë vrarë, në tentim e sipër të forcave të sigurisë për t’i shtypur ato.

Një numër në rritje i grave dhe vajzave nuk janë duke e mbuluar kokën në publik, pavarësisht kthimit të Policisë së “moralit” nëpër rrugë, si dhe instalimit të kamerave të vëzhgimit.

Sipas ligjit iranian, i cili është i bazuar në interpretimin e Islamit nga shiitët, gratë dhe vajzat që janë në moshë të pubertetit, duhet ta mbulojnë kokën me të vishen me një fustan që ua fsheh formën e trupit.

Aktualisht, ato që nuk e zbatojnë rregullin, mund të ndëshkohen me 10 ditë deri në dy muaj burgim, ose me gjobë prej 10 dollarëve amerikanë.

Nëse miratohet ligji i ri, gjoba rritet deri në 7.302 dollarë amerikanë./REL

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika