Gratë iraniane thyejnë barrierat në futboll

Moslejimi i tifozëve meshkuj brenda stadiumeve ka qenë prej kohësh imazhi kryesor ndërkombëtar kur bëhet fjalë për femrat dhe futbollin në Iran.

Çuditërisht, pak më shumë se dy javë më parë, një numër grash iraniane u përpoqën të hynin në stadiumin Imam Reza, në qytetin verilindor të Mashhadit për të parë burrat që luanin ndeshjen e tyre të fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2022 kundër Libanit.

Ato nuk mund ta shihnin lojën, ndalimi ka qenë kryesisht në fuqi që që nga pas revolucioni i vitit 1979.

Sipas disa raportimeve, gratë që mësyn stadionin, ishin penguar nga rojet e sigurisë, duke ju hedhur sprej piperi. Pavarësisht kërkesave nga FIFA, kritikave nga e gjithë bota dhe thirrjeve nga lojtarët, autoritetet ende nuk kanë hequr dorë nga moslejimi i grave në tribuna, transmeton The Guardian.

Megjithatë, tani, gratë iraniane po konkurrojnë në mbarë botën dhe synojnë të ndryshojnë mendjen e Teheran-it. Në janar, ekipi kombëtar luajti në Women’s Asian Cup, turneun e tyre të parëtë ndërkombëtar.

Ndeshja hapëse prodhoi një barazim 0-0 me Indinë në Mumbai-n. Shpërthimi i Covid-19 nënkuptonte se nikoqirët duhet të tërhiqen nga gara, kurse rezultatet e tyre ishin anuluar. Për Iranin, kjo do të thoshte se humbjet e tyre 7-0 dhe 5-0 nga fituesit eventualë, përkatësisht Kina dhe Tajvani do të bien në librat e rekordeve. Megjithatë, kishte më shumë sesa thjesht pikë.

Trajnerja, Maryam Irandoost, ishte e bindur se sa më shumë që gratë të luajnë në mënyrë konkurruese në Azi dhe një ditë në botë, aq më e madhe do të jetë shtytja për të futur barazi në tribunat në vend (shtëpi), ku regjimi ka bërë gjestin e përsëritur, duke lejuar gratë të futen brenda, por për t’i tërhequr menjëherë pas.

“Unë jam përpjekur për vite ta ndryshoj këtë,” thotë ajo. “Vajzat tona që kualifikohen dhe luajnë në Kupën e Azisë ka ndryshuar bindjet e shumë njerëzve në Iran dhe mendoj se kjo pengesë do të zhduket në të ardhmen e afërt.

Gratë iraniane në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës për meshkuj kundër Irakut në Teheran.

Gratë iraniane në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës për meshkuj në janar kundër Irakut në Teheran, ishte ndeshja e parë e kombëtares në shtëpi, që tifozet femra u lejuan që nga viti 2019, por ndalimi u kthye për ndeshjen e marsit kundër Libanit.

“Të hysh në stadiume nuk ka të bëjë vetëm me shikimin e ndeshjeve dhe jo vetëm me rritjen e numrit të tifozëve. Do të ndryshojë gjithashtu vizionin e futbollit të femrave në Iran”.

Irandoost, e lindur në kulmin e revolucionit, disa ditë pasi Ayatollah Khomeini u kthye nga mërgimi për të marrë pushtetin, ishte e kënaqur me shfaqjet në Indi. “Nuk jam aspak e zhgënjyer me turneun,” thotë ajo. “Vajzat tona kanë potencial të mirë teknikisht. Ne kemi fusha në të cilat duhet të punojmë, por nëse ka të njëjtin lloj investimi dhe infrastrukture siç ka pasur gjatë vitit të kaluar, atëherë do të jemi në të njëjtin nivel me ekipet më të mira në Azi, në pesë ose gjashtë vjet”, ka thënë ajo.

Duke qenë se Irani renditet në vendin e 70-të në botë, pas Fixhit dhe Haitit. Përballja me Japoninë dhe fituesit e Kupës së Botës në vitin 2011, Australia dhe Kina, do të jetë një arritje e madhe për Iranin.

“Ka një hendek prej 50 vitesh prapa ekipeve më të mira në botë,” thotë Irandoost, “por familjet këtu janë shumë të interesuara për futbollin, dhe kjo i inkurajon vajzat të luajnë”.

Irandoost, babai i të ciles, Nosrat, ishte një lojtar profesionist. Ai tani drejton klubin e nivelit të dytë të meshkujve Malavan FC, thotë se janë mbi 2 mijë e 500 femra iraniane në ligën më të lartë dhe në klubet lokale.

“Nuk ka pasur kurrë para në futbollin e femrave, por loja bazë po bëhet gjithnjë e më profesionale. Ne kemi një infrastrukturë të mirë. Interesi në tre-katër vitet e fundit është rritur ndjeshëm. Në nëntë muajt e fundit, federata ka pasur një plan të mirë dhe kjo na ndihmon të kualifikohemi në Kupën e Azisë”.

Maryam Irandoost

Sipas Irandoost, arsyet për investimin dhe mbështetjen e fundit të federatës janë të ndërlikuara. Nga pikëpamja e futbollit ka kuptim sepse Irani dëshiron të presë turne ndërkombëtarë. Investimi i fundit nga Arabia Saudite në futbollin e femrave është vënë re dhe ka një ndjenjë që Irani ka talentin për të konkurruar në botë dhe jo vetëm në skenën aziatike.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika