Gratë viktima të dhunës, mbi dy mijë raste për 11 muaj

Mbi dy mijë raste të dhunës në familje janë raportuar për 11 muaj të vitit 2022 në Kosovë. Në shumicën e rasteve viktima janë gratë. Edhe këtë vit, neglizhimi i institucioneve te rasteve të dhunës në familje, në disa raste solli vrasjen e disa grave.

Edhe pak ditë bëhen 1 vit prej vrasjes së Lirije Qerimajt, e cila kishte raportuar bashkëshortin e saj në Polici, për dhunë në familje.

Mos reagimi i institucioneve me kohë, për Lirijen ishte fatal, pasi ajo u gjet e vrarë nga bashkëshorti, në shtëpinë e saj më 5 janar. 42 vjecarja nga Skenderaj, nuk ishte e vetmja viktimë gjatë këtij viti që kishte raportuar dhunën e nuk ishte ndërmarr asgjë.

35 vjecarja shtatzënë që u vra mizorisht në oborrin e QKUK-së nga bashkëshorti, e së fundmi edhe Saime Domazeti, kishin të hapur rast për dhunë në familje, por institucionet nuk parandaluan vrasjen e tyre. Derisa, mijëra raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici, këtë vit, vetëm në 24 orët e fundit në raport të PK-së, janë 11 raste të tilla.

Sipas Policisë, shumica prej viktimave janë gra, që kanë përjetuar dhunë fizike apo psikike nga bashkëshortët, të cilët janë liruar në procedurë të rregullt. Nga ky institucion në një përgjigje me shkrim, kanë thënë se policia vazhdimisht realizon fushata vetëdijësuese për raportimin e dhunës dhe se këto raste trajtohen me seriozitet.

2 mijë e 471 raste të dhunës në familje, janë paraqitur në PK, vetëm për 11 muaj, e që në mbi 1 mijë raste viktima të dhunës kanë qenë gratë.

“Rastet e dhunës në familje në secilin stacion policor trajtohen  nga zyrtarë policorë që kanë kryer trajnime shtesë për raste të tilla, por rastet e tilla gjithashtu trajtohen në bashkëpunim të ngushtë me Qendrat për Punë Sociale, Mbrojtësit e Viktimave dhe natyrisht me organet e drejtësisë. Sidomos, raste kur janë të përfshirë fëmijët si viktimë prania e punëtorit të QPS-së është e domosdoshme”.

Për vetëdjsimin e shoqërisë Ministria e Drejtësisë, ka mbajtur edhe 16 ditët e aktivizimit për parandalimin e rasteve të dhunës në familje e të dhunës në baza gjinore.

E pikërisht gjatë kësaj fushate u vranë dy gra nga bashkëshortët e tyre. Nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë se angazhimi kundër dhunës, duhet të përfshijë veprime konkrete institucionale, për të fuqizuar mekanizmat veprues në të ardhmen.

“Për herë të parë fushata “16 ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” është organizuar, koordinuar dhe drejtuar nga Ministria e Drejtësisë, me pjesëmarrjen edhe të dhjetëra organizatave dhe institucioneve të tjera, duke realizuar kështu, mbi 200 aktivitete. Angazhimi kundër dhunës me bazë gjinore, përfshinë veprimet konkrete institucionale të cilat duhet të fuqizohen në të ardhmen përmes mekanizmave veprues lokale e qendror, edukimi, emancipimi dhe ngritja e vetëdijes qytetare për raportim deri sa të mos ketë as edhe një rast më shumë i pa raportuar. Qëllimi i fushatës  ka qenë sensibilizimi i qytetarëve kundër dhunës me bazë gjinore si dhe rëndësinë për angazhimin kolektiv, institucional e qytetarë, në luftë kundër dhunës seksuale, dhunës me bazë gjinore dhe femicidit”, thuhej në njoftimin e mInistrisë së Drejtësisë.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, nga muaji janar e deri në nëntor të këtij viti në Kosovë kanë ndodhur 6 vrasje, 3 prej vrasjeve viktima kanë qenë gra.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika