Greenwood-it i zgjatet lirimi me kusht

Pas një seance gjyqësore të enjten e 23 qershorit, i është zgjatur lirimi me kusht Mason Greenwood-it pasi është arrestuar përdhunim, sulm dhe kërcënime për vrasje

Mason Greenwood

Policia britanike ka konfirmuar Mason Greenwoodit se i është zgjatur lirimi me kusht pas një seance gjyqësore të enjten e 23 qershorit.

Mason Greenwood u arrestua me dyshimin për përdhunim, sulm dhe kërcënime për vrasje më 30 janar 2022.

Greenwood-it i është zgjatur lirimi me kusht, ndërsa Policia britanike vazhdon të hetojë akuzat.

Mason Greenwood

“Pas një seance dëgjimore dje (e enjte 23 qershor 2022), një 20-vjeçar i arrestuar nën dyshimin për përdhunim, sulm dhe kërcënim për vrasje të dielën më 30 janar 2022 mbetet  në liri me kusht”, thuhet në një deklaratë të policisë.

“Meqenëse rezultati i rishikimeve të lirimit me kusht nuk ndikon në përparimin e hetimeve, Policia e Mançesterit nuk do të ofrojë përditësime të mëtejshme në lidhje me këtë rast derisa i dyshuari të akuzohet ose të lirohet pa u përballur me veprime të mëtejshme”.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika