Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka theksuar sërish se ish-kryeprokurori i Gjykatës Speciale në Hagë, Jack Smith, intervenoi në momentin kur Kosova dhe Serbia ishin në prag të arritjes së marrëveshjes finale.
Grenell ka thënë se aktakuza ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi nga Dhomat e Specializuara është paraprirë nga negociatat për arritjen e “marrëveshjes finale që përfshinte edhe zhbërjen e Gjykatës Speciale”.
“Një grup prokurorësh nuk mundën të gjenin prova kundër Thaçit dhe ish-prokurori tha se nuk kishte asgjë në të e mbylli dosjen dhe iku. Haga vazhdoi të shpenzonte dollarët amerikanë dhe Jack Smith shpenzoi vite duke hetuar krime lufte”, ka thënë Grenell për Smithin në një intervistë me Donald Trump Jr.
Ai ka theksuar se aktakuza kundër Thaçit erdhi në qershor 2020, vetëm pas njoftimit se Thaçi e presidenti i Serbisë po shkonin në Shtëpinë e Bardhë.
“Duhej ta negocionim dhe ta arrinim një marrëveshje historike mes të dyja palëve. I thashë Departamentit të Drejtësisë se ata kishin rënë dakord ta zhbënin tribunalin në Hagë me marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë. I thashë se ata u pajtuan ta mbyllnin gjykatën në Hagë që drejtohej nga Jack Smithi”, ka përsëritur Grenell.
Jack Smith has a history of this – at home and abroad
Ric Grenell @RichardGrenell exposes a major corruption scandal that the American media refuses to cover
Oh I wonder why https://t.co/HM6IVVJRaq pic.twitter.com/sur5SBuwVw
— Donald Trump Jr. (@DonaldJTrumpJr) May 5, 2024