Grenell e uron Vuçiqin: Kemi miqësi të fuqishme dhe punë për të bërë bashkë

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ia ka uruar fitoren në zgjedhje, presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai, me anë të një postimi në Twitter, ka shkruar se Serbia dhe SHBA-të kanë një miqësi të fortë, dhe se i pret punë e përbashkët për të bërë.

“Urime Aleksandër Vuçiqit për fitoren në zgjedhjet në Serbi. Ne kemi një miqësi të fuqishme dhe shumë punë për të bërë së bashku”, ka shkruar Grenell.

Ndryshe, Vuçiq, në një konferencë për media të dielën e tre prillit kishte thënë se, ka fituar 59.9 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale.

Po ashtu, duke iu referuar të dhënave të partisë së tij, Vuçiq kishte deklaruar se, kundërkandidati i tij kryesor, Zdravko Ponos, i cili siç deklaroi Vuçiq, kishte fituar vetëm 17.7 për qind të votave.

“Kam arritur të bëj diçka që askush në Serbi nuk ia ka dalë kurrë. Unë jam i vetmi që fitova dy herë në raundin e parë”, ka thënë Vuçiç, raportonte “Nova.rs”.

Përveç se u shpreh i bindur në fitoren e zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare, Vuçiq ka thënë se beson që në Beograd partia e tij qëndron e para.

“Mendoj se ka shumë opsione në qytet që ofrohen, por kjo nuk është diçka që do të dihet brenda një dite. Dhe SN sigurisht që do të jetë më e madhja, dhe pjesë e qeverisjes së qytetit, kështu funksionojnë numrat për mua, por le të presim deri në fund”, ishte shprehur ai.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi, Vuçiq po udhëheq në zgjedhjet presidenciale serbe me rreth 70 për qind të votave, kundrejt kundërkandidatëve të tij të cilët qëndrojnë nën 10 për qind.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika