Grenell i reagon Sveçlës: Po krijoni gjithashtu një shembull për qeveritë e tjera që t’i ndalojnë zyrtarët e  Kosovës

Richard Grenell ka reaguar pas ndalimit të spiunes ruse në veri të Kosovës, duke thënë se po mund të krijohet një shembull, ku edhe zyrtarët e Kosovës mund të  shpallen persona ‘non-grata’

Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Ndalimi i spiunes ruse në Kosovë për Richard Grenellin, “është një Shembull i tmerrshëm”.

Këtë deklaratë e ka bërë ish i dërguar special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA) për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, në rrjetin social Twitter, duke i reaguar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas arrestimit të spiunes ruse, Daria Aslamova.

Tutje, sipas Grenell-it “Kosova po krijoni gjithashtu një precedent për qeveritë e tjera që t’i ndalojnë zyrtarët e Kosovës që nuk i pëlqejnë”.

Ai ka thënë se arrestimi i Aslamova është në i mënyrës së njëjtë “me refuzimin e afisheve serbe në targa”.

Sveçla, kishte shkruar se Aslamova ishte arrestua të njëjtën ditë pasi ishte sulmuar Policia e Kosovës te Liqeni i Ujmanit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika