Grenell kritikon senatorin Menendez: Pse nuk e përmendët Thaçin?

Richard Grenell, ish i dërguari special për negociatat e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë, Fotografia nga Gage Skidmore

Ish-emisari special i ShBA-së për Ballkanin Peërëndimor, Richard Grenell, ka reaguar ndaj senatorit amerikan, Bob Menendez, në lidhje me fjalën e tij në Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë.

Ai tha shtroi pyetjen se pse senatori Menendez, nuk e ka përmendur fare ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi i cili po akuzohet për krime lufte në Hagë.

“Albin Kurti, nuk i ka zbatuar pikat e marrëveshjeve të mëparshme.Dhe pse asgjë rreth Hashim Thaçit sot?! Shqipëria, aleatja jonë në NATO, ka një Kryeministër shumë të pakënaqur për mënyrën se si Evropa dhe Haga (Jack Smith) e trajtuan Presidentin Thaçi (të cilin Joe Biden e quajti George Washington)”, tha Grenell.

Menendez, gjatë fjalës së tij, kishte deklaruar se Kosovës po i bëhet presion më shumë se sa Serbisë.

Ai po ashtu e kritikoi Serbinë duke thënë se ka për qëllim ta krijojë “Serbinë e Madhe”, në Ballkan.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika