Richard Grenell, këshilltari i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, në emisionin “Real american’s voice” ka thënë se në kohën e Trumpit kishte aq shumë progres në dialogun Kosovë-Serbi, saqë ishte hedhur si ide mundësia për largimin e forcave të KFOR-it nga Kosova.
Grenell më tutje theksonte se gjatë mandatit të Trumpit kanë arritur edhe marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë kësaj kohe kur kishte mandatin Trump në Amerikë, në Kosovë ka qenë në qeverisje Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në krye me kryeministrin, Avdullah Hoti.
“[Jack Smith] has a hatred for Donald Trump.”
Former Acting Director of National Intelligence, @RichardGrenell describes how Jack Smith destroyed negotiations between Kosovo and Serbia under the Trump administration.
Watch LIVE➡ https://t.co/aeKhZCtVbe
Watch more @HumanEvents… pic.twitter.com/pUM9CROhLn
— Real America’s Voice (RAV) (@RealAmVoice) June 19, 2023
Hoti kishte ardhur në këtë pozitë pas një mocioni të mosbesimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ky mocion erdhi me arsyetimin se Lëvizje Vetëvendosje i kishte dëmtuar raportet me ShBA-të.
Në atë kohë, president i ShBA-së ishte Donald Trump.