Grenell: Retorika e Kurtit se është i afërt me ShBA-në është e rreme, mos u mashtroni

Richard Grenell, emisari i presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale, ka kritikuar Qeverinë nën udhëheqjen e Albin Kurtit për veprimet e njëanshme që sipas tij kanë destabilizuar rajonin dhe kanë penguar zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Në një postim në X, Grenell është shprehur se, përkundër miqësisë së tij me shumë liderë në rajon, Kurti nuk ka arritur të jetë një partner konstruktiv për SHBA-në, BE-në dhe NATO-n.

Ai theksoi se kritikat ndaj Kurtit janë të njëjta, si nga republikanët, ashtu edhe nga demokratët, për veprimet e tij që, sipas tij, kanë minuar stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.

“Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri…dhe shumë miq në Serbi dhe në mbarë rajonin.

Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm.

Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, ka shkruar Grenell në X.

Ai ka përmendur gjithashtu kundërshtimin e Kurtit ndaj iniciativave të ShBA-së gjatë periudhës së administratës Trump, dhe ka shtuar se retorika e tanishme e Kurtit për marrëdhëniet me ShBA-në është “absolutisht e rreme”.

“Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit. Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump.

Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”, ka shtuar Grenell.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika