Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, këtë të enjte e ka viziutar veriun e Kosovës, ku edhe është takuar me përfaqësuesit e Listës Serbe.
Grenell, mbetet një nga kritikuesit më të ashpër të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilin e fajëson për tensionet e krijuara në veri.
Situata në veri ende mbetet e tensionuar, për shkak se serbët lokalë nuk po i pranojnë kryetarët e rinj të cilët e morën mandatin në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale. Në ta katër komunat veriore, u zgjodhën kryetarë me nacionalitet shqiptar, për shkak se popullsia serbe atje i bojkotoi zgjedhjet.
Tensionet u shtuan në Zvecan, Leposaviq e Zubin Potok, pasi ndërhyri policia për t’i asistuar kryetarët e rinj që të hyjnë në objektet komunale. Pas protestave, të cilat ishin të dhunshëm, shumë pjesëtarë të KFOR-it u lënduan, e po ashrtu gazetarë, policë e qytetarë të thjeshtë.
Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga kryeministri Kurti, ta tërheq njësinë speciale nga objektet komunale, dhe të shpallen zgjedhjet sa më parë.
Kurse, Kurti nuk ka pranuar që njësia speciale të tërhiqet, pa u tërhequr sipas tij edhe bandat kriminale në ato komuna.