Grenell takohet me Ramën, bisedojnë për lirimin e ish-presidentit Thaçi

Gjatë këtij takimi, ai ka thënë se është diskutuar për lirimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi

Ish- i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka njoftuar se të enjten e 25 majit ka drekuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Gjatë këtij takimi, ai ka thënë se është diskutuar për lirimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas tij, në një shkrim në Twitter, Grenell ka thënë se akuzat ndaj Thaçit janë të rreme.

“Drekova me kryeministrin Edi Rama nga aleati ynë i madh në NATO, Shqipëria dhe ramë dakord që duhet bërë më shumë për të liruar Hashim Thaçin nga 3 vjet burg në Hagë. Akuzat kundër tij janë të rreme dhe dëshmitarët thonë se ato janë manipuluar nga Jack Smith”, u shpreh ish-zyrtari amerikan.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika