Greqia drejt përfundimit të operacioneve të shpëtimit pas përplasjes së trenave

Policia greke ka bërë të ditur se 54 trupa të 56 personave që janë raportuar të zhdukur nga familjarët janë identifikuar deri më tani. Operacionet e shpëtimit pritet të përfundojnë pasditen e së shtunës

Aksidenti i trenave në Turqi
Aksidenti i trenave në Turqi

Ekipet e shpëtimit kanë vazhduar operacionet e shpëtimit pas aksidentit të rëndë me trena në Greqi, por ato pritet të përmbyllen më vonë, gjatë 4 marsit.

Të paktën 57 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas përplasjes së dy trenave të martën. Në njërin prej trenave ishin mbi 350 pasagjerë.

Kjo fatkeqësi në Greqi ka nxitur zemërim dhe protesta në mbarë vendin, por po ashtu ka nxitur debatin lidhur me standardet e sigurisë në transportin hekurudhor.

Protestuesit u përleshën me policinë jashtë selisë së Hellenic Train në Athinë – kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e hekurudhave të Greqisë, raporton BBC.

Protestat u mbajtën edhe në Selanik dhe qytetin e Larissës, pranë vendit ku ndodhi fatkeqësia mbrëmjen e së martës.

Drejtori i stacionit të trenave në qytetin Larisa është arrestuar lidhur me këtë aksident.

Për përplasjen e trenave, Qeveria ia ka lënë fajin gabimit njerëzor, që sipas punëtorëve të hekurudhave ishte i pashmangshëm, për shkak të mungesës së sistemeve të sigurisë dhe numrit të vogël të punëtorëve.

Treni i pasagjerëve që u përplas me një tren tjetër, po udhëtonte nga Athnia për në Selanik dhe në bordin e tij kishte studentë që po ktheheshin në shtëpi.

Policia tha se 54 trupa të 56 personave që janë raportuar të zhdukur nga familjarët janë identifikuar deri më tani. Shumica e trupave janë identifikuar përmes ADN-së.

Ndërkaq, një trup i pajetë ende nuk ka arritur të identifikohet, transmeton REL.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar se vendi ka shpallur tri ditë zie kombëtare pas aksidentit tragjik në mes të dy trenave, ku humbën jetën 36 njerëz dhe u lënduan 85 të tjerë.

Të gjitha festimet publike janë anuluar dhe flamujt në ndërtesat publike do të valëviten në gjysmështizë deri të premten.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika