Në minutën 71 Kosova pranoi golin e parë në përballjen ndaj Greqisë
Gjyqtari i ndeshjes nuk vlerësoi se duhet të konsultohet VAR-i në minutën 68-të, për situatën e Rrahmanit që është shtyrë në zonë, ndeshja vazhdoi.
Në minutën 67-të pati një harkim nga këndi për Kosovën. Dardanët kërkuan penallti pas situatës me Rrahmanin.
Vendasit arritën të realizonin një aksion para portës së Muric në minutën 64-të, por goditja me gjoks e lojtarit kundërshtar shkoi jashtë.
Kombëtarja e Kosovës mbeti e pathyesheshme në minutën 60-të edhe pse nikoqirët tentuan t’i mposhtin mysafirët e tyre.
Ndërkohë të dyja skuadrat i kanë bërë zëvendësimet në minutën 46-të
Të Kosova, Donat Rrudhani në minutën 46 është larguar nga loja dhe në vend të tij u fut në lojë Florian Loshajn.
Greqia në minutën 46-të largoi Petros Mantalos dhe në vendin e tij angazhoi Anastasios Chatzigiovannis.
Fillon pjesa e dytë e duelit mes Kosovës dhe Greqisë
Ka nisur pjesa e dytë e takimit ndërmjet Greqisë dhe Kosovës që zhvillohet në Panthessaliko Stadium në Volos.
Helenët kanë dominuar në pjesën e parë, megjithatë dardanët kanë arritur ta mbajnë portën të paprekur.