Greqia po tërheq shqiptarët, të cilët thonë që Shqipëria nuk e vlerëson punën

Puntorët në Shqipëri nuk janë të kënaqur me kushtet dhe pagesat që shteti ju ofron prandaj ata kanë gjetur shtetin grek si një vend ku mund të ju premtohet jetesa

Ilustrim

Greqia është një vend i favorshëm për punë dhe tërheq shumë puntorë shqiptarë sezonale, të cilët punësohen në sektorin e bujqësisë apo ndërtimit, ndërsa arsyetimi i shqiptarëve është se në Shqipëri janë pagesat e ulëta.

Mes tjerash, sezoni i ullirit është një prej mundësive që u ofrohet shqiptarëve për punë.

Pjesa më e madhe e emigrantëve janë burra të cilët me të ardhurat që nxjerrin nga puna në Greqi krijojnë mundësi për të përballuar jetesën.

Një punëtor në Greqi paguhet mesatarisht 35 euro në ditë, gjersa një emigrant shqiptar në shtetin grek shprehet se “Nga skamja ikimi, nga e mira? Ullinj do të shkoj të mbledh për 35 euro”, raporton “top channel”.

“Atje vlerësohet puna, këtu në Shqipëri nuk të vlerësohet”, thotë një tjetër emigrant shqiptar që punon në Greqi.

Gjatë kohëve të fundit tregu shqiptar i punës është duke ndier mungesën e punëtorëve por kushtet dhe pagesat që i ofron shteti fqinj janë të pamundura për punëdhënësit shqiptarë.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika