Greqia ka dëbuar disa diplomatë rusë të akredituar në Athinë, duke i shpallur ata si persona non grata, kështu ka bërë të ditur ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias.
Zyrtarët rusë sipas njoftimit të Athinës, kishin vepruar kundër rregullave ndërkombëtare, gjë që ka shtyrë autoritetet vendase që të ndërmarrin një veprim të tillë, përcjell mediumi grek Protothema.
Dy ditë më parë Gjermania, Franca, Danimarka, Italia, kishin vepruar po njëjtë sikurse Greqia, duke dëbuar një numër të konsiderueshëm diplomatësh rus.
Pas dëbimit të diplomatëve rus, zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Alexander Grushko, kishte deklaruar se Kremlini është i interesuar të vazhdoj raportet diplomatike me vendet perëndimore.