“Greva e SBASHK-ut, më shumë është shantazh sesa kërkesë përmbajtësore”

Protesta e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), nga Lëvizja Vetëvendosje po cilësohet më shumë si shantazh sesa kërkesë përmbajtësore

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu – Hyseni

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbëresha Kryeziu–Hyseni, ka deklaruar se kjo protestë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ishte shantazh ndaj Qeverisë së Kosovës.

Kryeziu ka thënë se kjo protestë po vjen në një kohë të papërshtatshme, derisa sipas saj, janë duke punuar në ligjin e Pagave.

Gjithashtu, ajo e ka konsideruar protestën e SBASHK-ut si kërkesë të rritjes së pagës individuale, pasi në Kosovë, sipas saj, ka shumë kategori të shoqërisë të cilët nuk marrin fare paga.

Ndërkaq, sipas deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, greva është më shumë shantazh sesa një kërkesë përmbajtësore e tyre, duke theksuar se është duke u mbajtur në një kohë që po pritet të procedohet ligji për pagat.

“Jemi në një kohë ku vendi po përballet më një gjendje të vështirë financiare ekonomike “ ka shtuar Kryeziu në emisionin FIVE.

Gazetari Dibran Istrefi, e ka pyetur se a nuk është e vërtetë mburrja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për rritje ekonomike deri në 10 për qind.

Gazetari, Dibran Istrefi

“Sigurisht që kemi rritje ekonomike me këtë nuk po mburret kryeministri Kurti, por është duke e thënë Banka Qendrore e Kosovës, e cila i ka bërë këto matje duke thënë se është 10 për qind” është përgjigjur ajo.

Gjithashtu, Istrefi ia ka rikujtuar deputetës së VV-së, se nuk ka vetëm rritje ekonomike sipas BQK-së por ka edhe inflacion.

“Sigurisht që ka, por nuk jemi duke u përballur vetëm ne por e gjithë bota” ka thënë Kryeziu.

Kryeziu, gjithashtu, ka thënë se si Lëvizje Vetëvendosje, është zotuar se do të sjellin drejtësi edhe punësim, dhe se Qeveria e Kosovës është duke punuar në këtë drejtim, në mënyrë që të ketë vende të reja të punës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika