Greva e urisë, Jonuzi: Edhe 50 minatorë të tjerë në gjendje jo të mirë shëndetësore

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi ka thënë se edhe 50 minatorë të tjerë që janë në grevë urie nuk e kanë gjendjen e mirë shëndetësore

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi ka thënë se sot në mëngjes i është rënduar gjendja shëndetësore një minatori të Trepçës në grevën e urisë.

Jonuzi për Portalin Dukagjini ka thënë se edhe 50 minatorë të tjerë nuk e kanë gjendjen e mirë shëndetësore.

“Gjendja shëndetësore e tyre po shkon veç duke u rënduar, rrethanat, kushtet e minierës janë shumë të vështira”, ka thënë Jonuzi.

Ai është shprehur se shpreson se dikush do të marrë përgjegjësi.

“Ne mendojmë se dikush do të merrë përgjegjësi për këtë dhe mos-komunikimi me këta njerëz na ka sjellur deri këtu”, ka thënë tutje kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika