Greva vazhdon – përfundon pa marrëveshje takimi Jasharaj-Kurti

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur se nuk është arritur ndonjë marrëveshje në mes të Këshillit Grevist dhe Qeverisë së Kosovës dhe se greva do të vazhdojë

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut

Ka përfunduar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Këshillit Grevist, të udhëhequr nga kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj bëri të ditur se përkundër tentimeve nuk pati dakordim me Qeverinë e Kosovës, në lidhje me ndaljen e grevës.

Jasharaj, po ashtu, ka thënë se nuk është pajtuar me kryeministrin Kurtin, i cili sipas tij nuk e ka konsultuar me sindikatat pakon e fundit për luftim të inflacionit.

“Temë e nxehtë ishte edhe pakoja, por ne insistuam që kjo shuma e përmendur që nuk është pranuar nga asnjë grevist të lëvizë. Ne ishim të gatshëm të bëjmë një kompromis të vogël për hir të situatës, por Qeveria mbeti te ajo shuma e proklamuar me pakon dhe në këtë situatë nuk ka arritje. E mira e kësaj është që filloi dialogu, uroj që kryeministri të mos i mbyllë dyert, të vazhdojmë me dialogun, mbase duke dëshiruar që gjendja të stabilizohet besoj që kryeministri me stafin e tij do të diskutojnë pas këtij takimi, sepse tashmë është në dorën e tyre se çfarë do të ndodhë tutje”, ka deklaruar Jasharaj.

Jasharaj është shprehur se sindikatat kishin për qëllim të arrihej kompromisi, por një gjë e tillë sipas tij nuk gjeti mbështetje nga qeveria.

Tutje, Jasharaj ka thënë se anëtarësia e sindikatave nuk do ta pranojë pakon e fundit të Qeverisë së Kosovës.

“Nëse nuk lëviz qeveria në realizimin e kërkesave tona, dialogu quhet i thatë, pa rezultate. Asgjë e re nuk ndodhi, asnjë lëvizje që do të na ndihmonte në kalimin e kësaj situate. Anëtarësia edhe njëherë do t’i thotë jo pakos”, ka thënë ai.

Sipas, tij, Qeveria e Kosovës është arsyetuar me atë se do të jetë një dimër i vështirë.

“Arsyetimi i tyre ishte i zakonshëm se kanë bërë pakon, se dimri do të jetë i vështirë, dhe pikërisht kur dimri do të jetë i vështirë shtohet arsyeja e kërkesës sonë që të ndihmohen njerëzit në sektorin publik për ta përballuar më lehtë dimrin. Kjo ndihmesë për momentin nuk po shtohet”, ka thënë Jasharaj.

Në pyetjen e gazetarëve nëse kryeministri ka lëshuar pe në ndonjë pikë, përgjigjja e Jasharajt ishte e shkurtër “Jo!”

Kryetari i Sindikatës së Arsimit ka thënë se shpreson që takime të ngjashme të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika