Grevë në shërbimin doganor grek, kufijtë do të jenë të mbyllur nga 2 deri më 4 prill

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës ka njoftuar shtetasit e Republikës së Kosovës, se që nga nesër e deri më datën 4 prill, kufijtë e Greqisë do të jenë të mbyllur

Kufiri i Greqisë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës se që nga nesër, më datë 2 prill 2024, me fillim nga ora 06:00 e mëngjesit e deri më datën 4 prill 2024, në orën 06:00 të mëngjesit, kufijtë e Greqisë do të jenë të mbyllur.

E gjithë kjo si pasojë e një greve 48-orëshe, të paralajmëruar nga shërbimi doganor grek.

MPJD-ja njofton shtetasit se kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët pa bagazhe dhe për personat me probleme serioze shëndetësore.

Shtetasit e Republikës së Kosovës, që mund të kenë nevojë për informacione shtesë, inkurajohen të kontaktojnë Zyrën e Interesave të Kosovës në Athinë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika