Gruaja e Nasim Haradinajt: Nuk presim drejtësi nga Gjykata Speciale

Para vendimit të Gjykatës Speciale ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit për RTV Dukagjini ka folur gruaja e Haradinajt për vendimin ndaj burrit të saj

Nasim Haradinaj para gjykatës në Hagë.

Në ditën kur pritet që të shpallet aktgjykimi për dy drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, gruaja e Haradinajt, ka thënë shkurt për RTV Dukagjini se nuk pret drejtësi nga Gjykata Speciale. Sipas saj ai po mbahet padrejtësisht në qendrën e paraburgimit në Hagë.

“Nuk presim drejtësi nga kjo Gjykatë. Që prej fillimit Nasim Haradinaj po mbahet atje padrejtësisht. Të shohim çfarë do të ndodhë, por nuk presim drejtësi”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, familjarë, shokë e bashkëluftëtarë të Hysni Gucatit po qëndrojnë te shtëpia e tij të cilët kanë thënë se po presin që ish-kryetari i OVL UÇK-së dhe ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të lirohet të mërkurën.

Shtëpia e Hysni Gucatit

Në aktakuzën që rëndon mbi ta thuhet se midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, në tri konferenca për shtyp dhe transmetime të tjera televizive, si dhe përmes shpërndarjes së mëtejshme, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj zbuluan, pa autorizim, informacione të mbrojtura nga Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, përfshirë të dhëna personale të disa dëshmitarëve (të mundshëm).

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika