Gruaja në Gjilan raporton se u ngacmua seksualisht nga shoferi i një taksie, policia e cilëson si dhunim

Foto ilustrim

Një grua dyshohet se është dhunuar nga një burrë në komunën e Gjilanit.

Në raportin e policisë thuhet se gruaja, e cila ishte duke u kthyer në shtëpi, kishte hipur në një taksi, drejtuesi i të cilit e kishte dërguar atë në një vend të panjohur dhe e kishte ngacmuar seksualisht.

Rasti nga policia është cilësuar si dhunim.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte duke u kthyer në shtëpi, kishte hipur në një TAX-i me drejtues i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte dërguar në një vend të panjohur dhe ngacmuar seksualisht. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika