Gruaja që shkroi esenë “Si të vrasësh burrin tënd” dënohet për vrasjen e burrit

Shefi i kuzhinës Daniel Brophy u gjet i vdekur në Institutin Kulinar të Oregonit më 2 qershor 2018. Ai dyshohet se është vrarë nga gruaja e tij e cila në vitin 2011 kishte shkruar një ese me titull “Si ta vrasësh burrin tënd”

Nancy Brophy gjatë gjyqit të saj në Portland, Oregon

Novelistja e zhanrit romancë, Nancy Crampton-Brophy, e cila dikur shkroi një ese me titull “Si të vrasësh burrin tënd”, është dënuar për vrasje të shkallës së dytë për vrasjen e burrit të saj.

Daniel Brophy, një kuzhinier, u gjet i vdekur më 2 qershor 2018 brenda Institutit Kulinar në Oregon ku ai punonte. 63-vjeçari ka marrë një plagë nga arma e zjarrit në shpinë dhe një në gjoks, raporton Independent.

Crampton-Brophy, tani 71 vjeç, u arrestua tre muaj më vonë dhe u akuzua për vrasjen e tij. Që atëherë ajo ka qëndruar në burg. Ajo do të dënohet më 13 qershor.

Gjyqi i saj filloi më 4 prill në Portland. Prokurorët kishin argumentuar gjatë gjykimit se Crampton-Brophy ishte e motivuar nga paratë.

Por ajo mohoi të kishte ndonjë arsye për të vrarë burrin e saj. Ajo tha se problemet e tyre financiare ishin zgjidhur kryesisht duke arkëtuar një pjesë të planit të kursimeve të pensionit të saj.

Më 18 maj, shoqja e qelisë së Crampton-Brophy, Andrea Jacobs, u tha prokurorëve se ajo kishte zbuluar pa dashje detajet e vdekjes së burrit të saj prej 26 vitesh.

“Ajo më tha se ai u qëllua dy herë në zemër dhe se … ajo më tregoi distancën,” tha zonja Jacobs, ndërsa zgjati krahët për të treguar distancën midis gruas dhe burrit të saj, raportoi New York Post.

Prokurorët thanë se Crompton-Brophy kishte të njëjtën markë dhe model të armës që u përdor për të vrarë burrin e saj. Ajo u pa gjithashtu në pamjet e kamerave të vëzhgimit duke lëvizur drejt dhe nga instituti i kuzhinës.

Ndërsa policia nuk e gjeti kurrë armën që vrau Brophy, prokurorët pretenduan se romancieria kishte ndërruar tytën e armës së përdorur në të shtënat dhe më pas e hodhi atë.

Avokatët mbrojtës e kishin cilësuar çështjen e prokurorisë gjatë gjithë procedimit si të bazuar vetëm në prova rrethanore dhe kishin theksuar martesën e klientës së tyre si një martesë dashurie.

Crampton-Brophy ishte dikur një romanciere e profilizuar që botoi libra të tillë si “Dashnori i gabuar” dhe “Burri i gabuar”, kurse në vitin 2011 shkroi esenë “Si ta vrasësh burrin tënd”, për blogun See Jane Publish.

“Si një shkrimtare romantike ajo kaloi shumë kohë duke menduar për vrasjen dhe, rrjedhimisht, për procedurën policore”, shkroi ajo në atë kohë.

“Në fund të fundit, nëse vrasja supozohet të më lirojë, sigurisht që nuk dua të kaloj asnjë kohë në burg. Dhe më lejoni të them qartë për rekord, nuk më pëlqejnë kostumet dhe ngjyra portokalli nuk është ngjyra ime e preferuar”.

Gjykatësi i qarkut Christopher Ramras përfundimisht e përjashtoi esenë nga gjyqi, duke vënë në dukje se ajo u botua në vitin 2011.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika