Gruaja që u keqtrajtua tash është në gjendje të mirë

Gruaja që u keqtrajtua fizikisht tash është në gjendje të mirë emocionale dhe shëndetësore





Zhaneta Nura, vajza e gruas e cila u maltretua fizikisht dhe psiqikisht nga një infermiere, tash është mirë dhe është qetësuar.

Nura këtë e tha në “Debat Plus”, tha se me të marrë lajmin për dhunën e ushtruar ndaj nënës së saj, e ka tërhequr atë nga qendra për të moshuar.

Bija e gruas së moshuar, e cila është keqtrajtuar fizikisht në një qendër për të moshuar në Pejë, nën emocione ka thënë se është e tronditur nga dhuna e shfaqur ndaj nënës së saj.

Gazetarja Edita Doli me gruan e cila u keqtrajtua ne qendren e te moshuarve

Nura u shpreh se para katër dite në vizitën e saj, në qendrën për të moshuar, ka vërejtur shenja dhune në faqen e nënës së saj, por që nuk ka besuar se këtë mund ta kishin bërë punëtorët e qendrës.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës i ka arrestuar tri infermieret, të cilat shihen në videon e postuar në rrjete sociale.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika