Grubi: E kam lexuar draftin e Ramës për Asociacionin, nismë e mirë drejt njohjes reciproke Kosovë-Serbi

"E lexova draftin, kisha komunikime dhe me autoritetet në Shqipëri dhe jap përkrahje të plotë për çdo përpjekje për të tejkaluar këtë situatë të krijuar në veri të Kosovës, por edhe midis Kosovës dhe Serbisë si dy shtete, por edhe midis Kosovës dhe bashkisë ndërkombëtare dhe veçanërisht SHBA-ve në rrethanat e reja të krijuara"

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka deklaruar se është një ndër personat që e ka parë draft-statutin e hartuar nga kryeministrin Rama për krijimin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës.

Grubi nuk dhënë detaje sa i përket përmbajtjes së draftit, por, ka bëri të ditur se e mbështet publikisht.

Sipas tij iniciativa e Ramës i hap rrugë shtensionimit të situatës në veri të vendit dhe mund të çojë në njohjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“E lexova draftin, kisha komunikime dhe me autoritetet në Shqipëri dhe jap përkrahje të plotë për çdo përpjekje për të tejkaluar këtë situatë të krijuar në veri të Kosovës, por edhe midis Kosovës dhe Serbisë si dy shtete, por edhe midis Kosovës dhe bashkisë ndërkombëtare dhe veçanërisht SHBA-ve në rrethanat e reja të krijuara. Çdo iniciativë dhe nismë mbi të cilën mund të ndërtohen marrëveshje të mëtejshme është e mirëpritur. Përgëzoj kryeministrin Rama për gatishmërinë që t’i prijë këtij procesi për të ofruar një zgjidhje të qëndrueshme. Për ne zgjidhja e vetme është njohja reciproke mes dy shteteve dhe këtë e përkrahim dhe ky është qëndrimi ynë shtetëror”, ka thënë Grubi “Euronews Albania”, duke ritheksuar se e ka lexuar dhe se ka komunikuar “me autoritetet shqiptare dhe kam përkrahje të plotë për iniciativën e kryeministrit Rama, si një nismë e mirë për të vijuar drejt zgjidhjes së problemit në veri, por edhe përfundimisht mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika