Grubi në takim me Sarrazin: Ndryshimet kushtetuese, proces i domosdoshëm për të ardhmen evropiane të vendit

Zv.kryeministri i i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, në takim me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, kanë diskutuar se sa të rëndësishme janë ndryshimet kushtetuese për të ardhmen evropiane të vendit

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka pritur në takim të martën e 16 majit përfaqësuesin special të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Grubi dhe Sarrazin diskutuan për situatën aktuale politike në vend dhe rajon, për nevojën e miratimit të amendamenteve kushtetuese për të vazhduar rrugën e integrimit evropian, sfidat dhe angazhimin për zbatimin e reformave, si dhe përforcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

“Bashkëbiseduam mbi procesin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, proces i domosdoshëm që duhet përkrahur nga të gjithë, hap që nuk dëmton askënd, përforcon demokracinë dhe determinon të ardhmen evropiane të vendit. E informova z. Sarrazin për themelimin e grupit punues për hartimin e ndryshimeve kushtetuese, për iniciativën e frontit evropian të koalicionit qeverisës, përkushtimin në rrumbullakësimin me sukses të procesit të skriningut, realizimin e reformave dhe përforcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit”, ka shkruar Grubi në Facebook.

Gjatë takimit, Grubi ka theksuar se u potencua edhe rëndësia e përkrahjes së Gjermanisë në të gjitha sfidat e radhës për vendin dhe rajonin.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika