Zëvëndëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka reaguar në lidhje me situatën në Veri të Kosovës.
Përmes një postimi Grubi ka thënë se është shqetësuese situata e sigurisë në Veri të Kosovës “pas vendosjes së barrikadave, shpërthimeve, sulmeve ndaj policisë së Kosovës dhe forcave ndërkombëtare të EULEX-it nga grupe kriminele”.
“Rrethana të papranueshme që synojnë destabilizimin dhe dezorientimin tendencioz të mbarë rajonit dhe që duhen ndaluar urgjentisht përmes dialogut dhe racionalitetit”, ka shkruar Grubi.
Zëvëndëskryeministri i Maqedonisë së Veriut ka shtuar se duhet të shmangen veprimet dhe retorika provokuese dhe të përforcohet angazhimi për zgjidhjen e kontestit mes dyja vendeve.
Sipas Grubit, kjo mund të arrihet përmes njohjes së ndërsjelltë dhe të shënohet progres i përbashkët në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.