Gruda: Albulena Haxhiu ka dëshmuar çdo ditë se si nuk duhet të jetë një ministre e Drejtësisë

Përparim Gruda, Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK-së, ka ngritur kritika të rënda ndaj ministrisë së Drejtësisë, respektivisht Albulena Haxhiut në lidhje me ngjarjen e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, duke theksuar se kjo ministri ka dështuar të japë një sqarim të qartë për këtë çështje dhe ka shfaqur sjellje kontradiktore dhe jo profesionale

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK-së, Përparim Gruda, ka kritikuar Ministrinë e Drejtësisë, respektivisht ministren Albulena Haxhiu, duke thënë se ka dështuar të japë një sqarim të vetëm për familjen e Astritit dhe qytetarët e vendit.

“Sot janë bërë 273 ditë që nga 8 dhjetori i vitit të kaluar, kur në Ministrinë e Drejtësisë janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit. Për tetë muaj të plotë, ministrja Albulena Haxhiu ka dështuar të japë një sqarim të vetëm për familjen e Astritit dhe qytetarët e vendit”, ka shkruar Gruda.

Tutje, ai ka theksuar se “në vend të llogaridhënies dhe dhënies së përgjegjësisë, ajo po tenton të fshihet duke sulmuar Prokurorinë. Ky nuk është qëndrimi i vetëm kontradiktor dhe joprofesional i kësaj ministre”.

Sipas tij, përveç sulmeve direkte ndaj Prokurorisë, ministrja Albulena Haxhiu ka marrë në mbrojtje të korruptuarit e partisë së saj.

“Gjatë kësaj periudhe, ne kemi parë që përveç sulmeve direkte ndaj Prokurorisë, ajo ka marrë në mbrojtje të korruptuarit e partisë së saj. Albulena Haxhiu, në kundërshtim me rolin e saj për të ruajtur dhe forcuar integritetin e organeve të drejtësisë, është shndërruar në një zëdhënëse të të akuzuarve për korrupsion, Martin Berishaj, Nagip Krasniqin, Rozeta Hajdarin dhe të tjerët”, vijon ai.

“Deri sot, në 900 ditët e saj si ministre, për fatin e keq të Kosovës dhe qytetarëve tanë, Albulena Haxhiu ka dëshmuar çdo ditë se si nuk duhet të jetë një ministre e Drejtësisë. Ministre ku janë mostrat e Astrit Deharit?”, ka përfunduar Gruda.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika