Gruda-Haxhiut: Padia për gjenocid duhet të bëhet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

 Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Partinë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila gjatë së dielës ka deklaruar se anëtarësimi në Këshillin e Evropës e hap rrugën për padi për gjenocid ndaj Serbisë

Përparim Gruda nga PDK

 Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Partinë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila gjatë së dielës ka deklaruar se anëtarësimi në Këshillin e Evropës e hap rrugën për padi për gjenocid ndaj Serbisë.

Gruda ka thënë se kjo deklaratë e Haxhiut nuk ka asnjë bazë profesionale.

Sipas tij, padia për gjenocid duhet të bëhet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, jo në mekanizmat e Këshillit të Evropës, siç është Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Kanë kaluar më shumë se 3 vjet dhe nuk kanë bërë asnjë hap për padinë për gjenocid. Tani që duan të dërgojnë statutin e Zajednicës në Gjykatën Kushtetuese, provojnë të krijojnë sa më shumë paqartësi në publik duke folur për padinë pa asnjë bazë profesionale”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

​Haxhiu: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës e hap rrugën për padi për gjenocid ndaj Serbisë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika