Gruda: Kryeinspektori Nikçi vazhdon punën edhe pse Qeveria ka shkelur dy vendime gjyqësore

Koordinatori i Departamentit të Drejtësisë nga PDK-ja, Pëparim Gruda, ka thënë se është absurde që kryeinspektori i punës, Shkodran Nikçi, të vazhdojë punën në mënyrë të kundërligjshme edhe pas vendimeve gjyqësore. Ai ka shtuar se mosbindja ndaj vendimit të gjykatës është vepër penale, por Qeveria ende nuk tërhiqet nga kjo

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda i ftuar në emisionin FIVE.

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, kishte zbuluar se emërimi i kryeinspektorit të punës, Hekuran Nikçi, është në bërë në mënyrë të kundërligjshme.

“Se kryeinspektori i Inspektoratit të Punës është emëruar në mënyrë të paligjshme e kishte konstatuar edhe Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, (KPMSHC) përmes raportet të Monitorimit të Jashtëzakonshëm në Ministrinë e Financave”, ka thënë ai.

Përkundër këtij vendimi të Këshillit, sipas tij, Qeveria ka vazhduar të mos e largojë nga detyra kryeinspektorin Nikçi, duke iu drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë e sipas tyre, edhe në Gjykatën Themelore, Qeveria e ka humbur rastin, pasi gjykata ka refuzuar kërkesën për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të KPMSHC-së.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka shkelur ligjin dhe dy vendime gjyqësore, pasi nuk po tërhiqet dhe kryeinspektori i punës, Nikçi po vazhdon punën e tij.

“Është absurde që edhe pas vendimeve gjyqësore të vazhdojë puna, unë jam i çuditur edhe me guximin e personave në Qeveri edhe me personin që mban detyrën. Duhet të jesh shumë i guximshëm që të kesh dy vendime gjyqësore edhe me shku në punë në mënyrë të kundërligjshme”, ka shtuar Gruda.

Po ashtu, Gruda i ftuar në emisionin FIVE, ka thënë se Qeveria ka emëruar kryeinspektorin e Punës, Nikçi pa konkurs publik ligji i zyrtarëve publik kërkon që për këtë pozitë të ketë një konkurs publik.

“Ai person vazhdon të rrijë në detyrë edhe pse është shkelur ligji dhe janë shkelur dy vendimet e të dyja gjykatave. Qeveria mund të gabojë mund të nxjerrë vendime të paligjshme, por kur gabimi evidentohet atëherë Qeveria duhet të bëjë një hap para që ta përmirësojë. Por kur për gabimin vendos gjykata mosekzekutimi i atij vendimi gjyqësor është vepër penale, kushdo që e bënë”, ka thënë Gruda.

Ndër të tjera, ai ka thënë se mosrespektimi i vendimit të gjyqësorit është vepër penale, por prapë Qeveria nuk tërhiqet nga kjo. “Ne kemi një Qeveri që në mënyrë të vetëdijshme insiston karshi moszbatimit të ligjit dhe moszbatimit të vendimeve gjyqësore”, është shprehur ai.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika