Gruda nga PDK: Nuk votojmë asgjë që propozon kjo qeveri

Përparim Gruda nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK) ka thënë se si parti politike kanë vendosur që të mos votojnë asgjë që propozon partia në pushtet

Përparim Gruda nga PDK

Përparim Gruda nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK), në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka treguar qëndrimin që kanë ndërmarrë si parti politike karshi propozimeve të partisë në pushtet.

“Në mbledhjen e fundit që kishim për shkak të gjendjes që e ka sjellë Kosovën Albin Kurti, kjo qeveri e izolimit ndërkombëtar e mungesës së përspektivës, kemi vendosur që asgjë që propozon kjo qeveri nuk votojmë, asnjë gjë. Deputetët tanë nuk votojnë asgjë”, ka thënë Gruda.

Ndërsa, për moskalimin në Kuvend të Projekt-Kodit Civil, kryeparlamentari Glauk Konjufca në emisionin “Kallzo Përnime” ka thënë se nuk mund të kalohet pa votat e opozitës.

Lidhur me këtë, Gruda nga PDK ka thënë se sa herë pushteti ka ndonjë zor që të shtyejë një temë, thotë se edhe opozita ka për detyrë që të votojë.

“Sa herë pushteti ka ndonjë zor që të shtyejë një temë, thotë se edhe opozita ka për detyrë që të votojë”, ka thënë tutje Gruda.

 

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika