Gruda: Vetëvendosja nuk ka bërë asnjë hap për ta zbardhur të vërtetën e rastit Dehari

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, në një konferencë për medie është shprehur se Qeveria Kurti brenda më shumë se 3 vjet në pushtet nuk ka bërë ndonjë hap për të zbardhur rastin e Astrit Deharit.

Ai e quajti “show politik”, konferencën e Lëvizjës Vetëvendosje para Prokurorisë Speciale.

“Sot janë bërë më shumë se 3 vite që VV është në pushtet dhe nuk ka bërë asnjë hap për të zbardhur të vërtetën e rasitit tragjik të Astrit Deharit përkundër premtimit të vazhdueshëm sa ishin në opozitë për zbardhjen e tij të plotë, pë3rpos që nuk ka zbardhur rastin Dehari LVV për më shumë së 3 vjet janë zhdukur mostrat e ASTRIT Deharit e janë kthyer sërish është djegur institutI i mjeksësisë ligjore 2 herë rresht institut në të cilin mbahen mostrat e Astrit Deharit dhe ka penguar themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar parlamentar të kërkuar nga PDK në dhjetor të vitit të kaluar që do hetoheshin zhdukja dhe kthimi mostrave të Astrit Deharit,” ka thënë Gruda.

Gruda bëri disa pyetje lidhur me këtë ngjarje, duke thënë se mungesa e përgjigjeve në këto pyetje tash e disa kohë ngre dyshime “mbi përfshirjen e njerëzve të kësaj qeverie në zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit dhe me djegien e Institutit të Mjekësisë Ligjore.”

“Kush i zhduki mostrat e Astrit Deharit në Institut? Kush i ktheu mostrat e Astrit Deharit në Institut? Kush e dogji Institutin? Si ndodhi që mostrat e Deharit u zhdukën në mars të 2023-tës dhe po në atë muaj ndodhi zjarri i parë në Institut? Pas zjarrit të dytë u dogj sistemi i kamerave në IML dhe për katër ditë me radhë nuk kishte fare vëzhgim të dhomës së dëshmive ku mbahen mostrat e Deharit. Si është e mundur që pikërisht në këtë interval kohor 4 ditor të gjendeshin dhe të ktheheshin mostrat e Astrit Deharit në Institut? Cilat janë masat që janë marrë ndaj personave përgjegjës për monitorimin e kamerave dhe atyre që kanë çelësin për hyrje në Dhomën e Dëshmive në IML? Pse po e pengon LVV themelimin e Komisionit Hetimor për Rastin Dehari?”, u shpreh Gruda.

PDK kërkoi që rasti i Astrit Deharit të zbardhet sa më shpejt nga Qeveria.

“Po ashtu, dua t’i siguroj të gjithë qytetarët e Kosovës se ky rast nuk do të mbetet i pazbardhur dhe se njerëzit e këtij pushteti që po e pengojnë zbardhjen e tij një ditë do të japin llogari para drejtësisë”, tha Gruda.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika