“Grup i strukturuar kriminal”, Berisha flet pas marrjes në pyetje nga SPAK

Pas daljes nga SPAK-u, ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha ka deklaruar se po shkon drejt një fitoreje të pashmangshme dhe për çështjen e tij ka akuzuar prokurorët se janë përdorur si “grup mercenar” nga kryeministri Edi Rama për urdhra politikë

Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë për media pas daljes së tij nga Prokuroria e Posaçme, ku është marrë në pyetje lidhur me çështjen “Partizani”.

Berisha ka thënë se “po ecim sigurt drejt një fitoreje”.

“Po ecim sigurt drejt një fitoreje të pashmangshme dhe Edi Rama do të përfundojë në galerat e historisë bashkë me grupet e tij të strukturuara kriminale, SPAK e Gjykatën Speciale e të tjerë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se do të paraqitet për pyetjet sa herë të thërret.

“Nuk do të ketë asnjë ekuivok në paraqitjen time”, ka shtuar ai.

Berisha ka zbuluar dhe deklarimet që ai bëri në SPAK, te hetuesit që po shqyrtojnë dosjen.

Ish-kryeministri ka vijuar akuzat ndaj sistemit të drejtësisë, duke e konsideruar si “vegël” e kryeministrit aktual, Edi Rama, për të “asgjësuar” opozitën, dhe ka shtuar se këto deklarata ua ka thënë në sy edhe hetuesve.

“Unë në emër tuaj dhe të Partisë Demokratike u deklarova sa vijon, pasi i pyeta pse hetoni në këtë terror kaq të madh. Të hysh aty, sikur ku po hynë, aq shumë masa sigurie, a thua se ka kohë njeri të merret me ta. Pasi iu deklarova se Sali Berisha është këtu për këtë parim, pasi çdo njeri që thirret nga organet e hetuesisë duhet të paraqitet për t’u marrë në pyetje”, ka thënë ai.

Në përfundim, Berisha gjithashtu ka akuzuar “grupin e kryeministrit si mercenarë të përdorur prej tij” dhe ka shprehur qëllimin e tij për të shembur “piramidën e turpshme të mashtrimit” të ndërtuar nga Rama me shpifje, trillime, mashtrime dhe falsifikime.

“Ky ka qenë qëllimi kryesor në amendamentin e vitit 2012 që PD bëri të mundur të hiqet çdo pengesë për hetimin e deputetëve. Kam ardhur këtu t’ua them në sy në emër të demokratëve të gjitha ato që prej dy vitesh kam denoncuar Edi Ramën dhe ju si grupi i strukturuar kriminal, si mercenarë të përdorur prej tij. Kam ardhur këtu, u thashë, të shemb piramidën e turpshme të mashtrimit që keni ndërtuar me shpifje, trillime, mashtrime dhe falsifikime, në të cilën nuk ka asgjë të vërtetë, por vetëm zbatim të porosisë politike”, ka deklaruar tutje ai.

Në tetor, SPAK-u njoftoi se Berisha dyshohet për korrupsion në një rast bashkë me dhëndrin e vet, Jamarbër Malltezi, për privatizimin e paligjshëm të kompleksit sportiv “Partizani”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika