Grupi Houthi nuk sulmon anijet kineze dhe ato ruse në Detin e Kuq

Mohammed al-Bukhaiti, një zyrtar i lartë i grupit Houthi, që mbështetet nga Irani, ka deklaruar në një intervistë se anijet kineze dhe ruse të mallrave do të jenë të sigurta gjatë kalimit nëpër Detin e Kuq, përderisa nuk kanë lidhje me Izraelin

Luftëtari Houthi qëndron në anijen e mallrave Galaxy Leader në Detin e Kuq.

Një zyrtar i lartë i grupit terrorist Houthi, që mbështetet nga Irani, tha se anijet kineze dhe ruse të mallrave do të jenë të sigurta gjatë kalimit përmes Detit të Kuq.

Mohammed al-Bukhaiti, anëtar i udhëheqjes politike të grupit Houthi, tha në një intervistë për protalin rus “Izvestia” se rrugët detare për anijat nga Kina dhe Rusia janë të sigurta nëse ato nuk kanë lidhje me Izraelin.

Udhëheqësit e grupit Houthi kanë shprehur solidaritetin e tyre me palestinezët, që po vuajnë nga lufta e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës dhe kanë kryer mbi 30 sulme në Detin e Kuq.

Megjithatë, anëtarët e grupit Houthi kanë sulmuar anije tregtare, që nuk kanë lidhje me Izraelin, duke detyruar kompanitë ndërkombëtare të transportit të mallrave që të shmangin rrugët detare në Detin e Kuq.

Kompanitë e mëdha të eksportit të mallrave kanë reaguar ndaj sulmeve në Detin e Kuq, duke dërguar anijet e tyre të mallrave në rrugë të tjera më të gjata detare dhe me kosto më të lartë rreth Afrikës.

Rruga detare në Detin e Kuq është jetike për kalimin e anijeve të mallrave mes Evropës dhe Azisë, duke përbërë 15 për qind të trafikut detar të botës.

Rebelët e grupit Houthi hodhën dy raketa balistike në drejtim të një anijeje amerikane në Gjirin e Adenit, tha shtabi qendror i ushtrisë amerikane në një deklaratë të lëshuar të enjten.

Në deklaratë thuhet se anëtarët e ekuipazhit panë raketën duke rënë në ujërat afër anijes.

Nuk pati njoftime për të lënduar ose dëme ndaj anijes cisternë të kompanisë amerikane “M/V Chem Ranger”, e cila po operohej nga një kompani greke dhe lundronte me flamurin e Ishullit Marshall.

Rebelët e grupit Houthi pretenduan përmes një deklarate ne mediat sociale se ata e kishin goditur anijen.

Të enjten, forcat amerikane kryen sulme të tjera ndaj objektivave në territorin e kontrolluar nga grupi Houthi në Jemen, i cili mbështetet nga Irani, ndërsa është rritur shqetësimi i përhapjes së konfliktit Izrael-Hamas në zona të tjera të Lindjes së Mesme./ VOA

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika