“Grupi i ferrit”, Shqipëria e gatshme për fitore ndaj Spanjës

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme në stadiumin “Dyseldorf Arena” sfidën vendimtare ndaj Spanjës, që do të vendosë për fatin e kuqezinjve në këtë rrugëtim në finalet e Kampionatit Europian 2024 që po mbahen në Gjermani

Foto/FSHF/ Stadiumi-i-Dyseldorfit

Shqipëria, duke filluar nga ora 21:00, do të luajë ndeshjen e tretë dhe të fundit në grupin B të Kampionatit Europian ndaj Spanjës.

Për Shqipërinë, kjo është një sfidë vendimtare ku kuqezinjtë do të kërkojnë kualifikimin për në raundin e 1/16-ave.

Ndeshja do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit.

Federata Shqiptare e Futbollit jep detaje për tifozërinë “Kuq e Zi” që do të jenë pjesë e stadiumit në Dyseldorf.

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se dyert për tifozët në stadiumin e Dyseldorfit do të hapen 3 orë para fillimit të ndeshjes dhe procedura për t’u futur në stadium do të jetë e njëjtë.

Sipas njoftimit zyrtar të FSHF-së, biletat e ndeshjes ndodhen vetëm në aplikacionin “UEFA Mobile Tickets”. Kodi QR i biletës do të shfaqet pak përpara hapjes së dyerve të stadiumit.

“Biletat tuaja do të kontrollohen nga stafi i stadiumit në vend kontrollin e biletave, skanojeni biletën dhe drejtohuni për në vendin tuaj.Të gjithë tifozët që do të ndjekin ndeshjen nga stadiumi duhet të respektojnë rregullat e përcaktuara nga UEFA.Për të parandaluar çdo lloj problemi dhe penalizimi të gjithë tifozët duhet të shmangin ndezjen e flakadanëve gjatë ndeshjes, hedhjen e sendeve në fushë, transmetimin e mesazheve me natyrë jo sportive (politike, etnike, etj) si edhe ndërprerjen e ndeshjes”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

“Për ju që nuk keni bileta, mund të shijoni ndeshjen në tre Fan Zonat e dedikuara për tifozët në Dyseldorf; Fan Zone Burgplatz, Fan Zone Schauspielhaus dhe Public Vieëing Rheinufer.”, thuhet tutje.

Ndërsa, tutje në kuadër të kësaj ndeshje të rëndësishme për Shqipërinë Bashkia e Dyseldorfit, me në krye të parin e qytetit, Stephan Keller ka organizuar paraditen e sotme një ceremoni pritje për përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës Spanjolle.

Prezent nga delegacioni shqiptar kanë qenë, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, Zv.Presidentët e FSHF, Arben Dervishaj e Lutfi Nuri,anëtarët e KE-së së FSHF, Anila Basha e Pano Xhixho si edhe zyrtarë të tjera të FSHF.

Në këtë pritje në ambientet e Bashkisë së Dyseldorfit, përveç përfaqësuesve të dy federatave ishin të pranishëm edhe Zv.Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Peter Frymuth, Ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi, Konsullja e Nderit e Shqipërisë në NRW, Anduena Stephan dhe përfaqësues të shoqatave të diasporës shqiptare.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka falenderuar kryetarin e Bashkisë për pritjen dhe  kontributin e kësaj Bashkie për organizimin e finaleve të Europianit në Gjermani.

“Dua ta falënderoj shumë zKeller dhe të gjithë stafin e tij, jo vetëm për pritjen e organizuar sot por për të gjithë kontributin e tyre në organizimin e Kampionatit Europian 2024 ku qyteti i Dyseldorfit ka pasur një peshë kryesore edhe për numrin e ndeshjeve dhe për të gjithë organizimin”, tha Duka, i cili theksoi se Shqipëria ka gjetur frymën e mirëseardhjes në Gjermani jo vetëm përgjatë kësaj periudhe, por edhe më herët, ndërsa nënvizoi se tifozët shqiptarë janë treguar më europianë se europianët.

“Në fakt ne kemi nevojë shumë për këtë mirëseardhje dhe ju së bashku me të gjithë gjermanët na e keni dhënë si emigrantë e tani si pjesë e futbollit. Në një lloj mënyrë e kemi marrë sepse kemi fituar grupin. Jo vetëm ekipi jonë por të gjithë tifozët tonë në Dortmund, sot në Dyseldorf, në Hamburg dhe kudo e kanë treguar që ne jemi më europianë se europianët. Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë mikun tim Piter që është sot këtu dhe që ka qenë pranë nesh, padyshim edhe ambasadoren dhe konsullen tonë të nderit. Unë jam shumë i lumtur kur shoh forcën e futbollit. Unë besoj se asgjë tjetër nuk do të mblidhte kaq shumë kombësi në një vend për të ndjekur një aktivitet sportiv se futbolli. Në këtë Kampionat Europian ne po shohim që është shumë më shumë se një lojë”, – tha ndër të tjera kreu i futbollit shqiptar.

Duka u shpreh optimist për ndeshjen e sotme dhe uron në fitoren e saj.

“Në një ndeshje çdokush do të fitojë dhe ne duam të fitojmë sot. Unë besoj se djemtë tanë do të arrijnë të kënaqin gjithkënd që do të jetë në stadium dhe që do të ndjekin këtë ndeshje futbolli në të gjithë botën. Uroj që ta shijoni këtë ndeshje sot dhe të gjithë Kampionatin Europian” – përfundoi Presidenti Duka në këtë ceremoni pritjeje të organizuar nga Bashkia e Dyseldorfit.

 

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika